Si jeni në shtrat, sipas shenjës së horoskopit
Horoskopi mund të zbulojë shumë për secilin nga ne. Edhe sa i përket shtratit: disa shenja janë më pasionante, të tjera më pak. Që nga kohët e lashta, njerëzit në natyrë kishin dalluar katër elementë kryesorë; zjarrin, ajrin, ujin dhe tokën.
Këto janë elementë që vendosin harmoninë edhe në seks. Në shtrat, vështirë e kanë të përshtaten shenjat e zjarrit, të tokës, të ajrit dhe të ujit. Shenjat e tokës, kurrë nuk marrin iniciativë, ndryshe nga ato të ujit që udhëhiqen nga emocionet. Ja cilat shenja të horoskopit janë më të mira në shtrat.
Dashi
Dashi ka një personalitet të fuqishëm, angazhohet dhe i pëlqen ta ketë vetë kontrollin në shtrat dhe kjo gjë e bën një person të dashur. Për Dashin, seksi është gjah. Di si të ngacmojë seksualisht në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Ai është i paduruar, ndonjëherë egoist kur vjen puna te seksi dhe ky egoizëm, shpeshherë mund t’i shkaktojë probleme në një marrëdhënie. Por në qoftë se ju e kapni kur është në humor për seks, është shumë më i pasionuar se të gjitha shenjat e tjera. Nëse doni të joshni një Dash, nuk do të turpëroheni. Jini gjithmonë spontan, sepse nuk ka asgjë më eksituese sesa paparashikueshmëria.
Demi
Demi është një shenjë e fuqishme, kështu që ka armë të fortë seksuale. Ata që i përkasin shenjës së Demit janë të dashur të lehtë. Oreksi i tyre seksual vepron vetëm përmes kontaktit fizik, por pa e tepruar. Për atë, dashuria është si ushqimi i mirë, madje e shijojnë atë. Nëse doni të joshni një Dem, jepini atij një sasi të madhe dhuratash dhe do të keni ndjeshmërinë e tij dhe kujdesi i tij ndaj jush do të jetë i madh.
Binjakët
Nëse e mbani veten për të zgjuar, binjakët janë dashnorë të mirë për ju. Të keni punë me Binjakët, ju duhet të jeni të zgjuar dhe mendjemprehtë. Ata janë mjeshtër të flirtit dhe mund t’ju fusin në grackë me një prekje të vetme. Binjakët janë shumë krijues dhe me ta kurrë nuk do të jeni të mërzitur. Për të bërë për vete Binjakët, duhet të përqendroheni shumë në mendjen e tyre. Tregojini që është i zgjuar, kërkoni këshilla prej tij.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më emocionale dhe më e ndjeshme. Gaforret kanë nevojë për prekje të buta, një lidhje të thellë emocionale dhe një partner, i cili është i vëmendshëm dhe i përkushtuar. Ata janë të dashur të ëmbël dhe të vëmendshëm, por nëse ju humbni besimin e tyre, asgjë nuk do t’i parandalojë ata për të marrë hak. Për të bërë për vete Gaforren, krijoni një atmosferë romantike. Ata gëzohen kur të tjerët kujdesen për ta.
Luani
Për shumë njerëz, kjo shenjë është dashnori më i mirë. Ai, vazhdimisht fal pasion dhe është seksualisht i sigurt dhe i fuqishëm. Kjo është e reja në shtrat. Luani, vazhdimisht freskon dashurinë e tij me dhurata dhe vëmendje. Është mjaft e lehtë për të bërë për vete Luanin – vetëm jepini vëmendje të vazhdueshme. Për të arritur deri te duart e tij të buta, luani me flokët e tij.
Virgjëresha
Edhe pse duken të qetë në sipërfaqe, në të vërtetë Virgjëreshat janë qenie jashtëzakonisht sensuale. Ato shpesh bëhen të fiksuara me një person dhe kur bien në dashuri, bien për gjithë jetën. Për të bërë për vete Virgjëreshën duhet të jeni të pastër dhe pothuajse të përsosur (në përputhje me atë që Virgjëresha është konsideruar e përsosur).
Peshorja
Si dikush që i pëlqen të kënaq njerëzit, Peshorja është shumë e vëmendshme dhe dashnor i dashur. Peshorja është tip shumë emocional, kështu që ju duhet të jeni të kujdesshëm në përmbushjen e fantazive të saj. Anëtarët e kësaj shenje kanë një dhunti për flirt dhe duan të eksperimentojnë në krevat. Për të bërë për vete Peshoren, ju duhet t’i përkisni modës së vjetër romantike.
Akrepi
Akrepi është shenja më seksuale se të gjitha shenjat e tjera. Për shumë njerëz, kjo shenjë është dashnori ideal. Akrepi, nganjëherë i përdor njerëzit vetëm për seks. Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Akrepat kanë një personalitet magnetik, janë të papërmbajtshëm dhe nganjëherë humbin ndjenjën emocionale. Është shumë e vështirë që ta bëni për vete dhe të joshni një Akrep, sepse Akrepi është i lindur vetëm për të joshur prenë e vet.
Shigjetari
Ky karakter është i gëzuar dhe sillet si një fëmijë, është një dashnor krijues. Shigjetari qëndron gjatë i ri në zemër, kështu që është shumë i hapur për eksperimente në shtrat. Ne ju dëshironi të provoni diçka të re për argëtim, Shigjetari është personi më i mirë për t’jua ofruar atë. Për të joshur Shigjetarin, përqendroheni në bel dhe kofshët, ku ata preferojnë të prekin seksualisht. Gjithashtu, kanë një pikëpamje optimiste për jetën dhe kanë një sens të mirë humori.
Bricjapi
Bricjapi është i rezervuar dhe duhet të jetë shumë i dashuruar që të drejtohet për intimitet fizik. Ai nuk është në humor për të eksperimentuar, por nga ana tjetër, kjo e bën një partner të qetë dhe të sigurt të jetës. Për të joshur Bricjapin, ju duhet të bëni shumë përpjekje dhe duhet të jeni i moderuar.
Ujori
Kjo shenjë ju do për shkak të trupit tuaj dhe nuk ka rëndësi nëse ju jeni në një marrëdhënie apo jo. Ata e duan pasionin e egër dhe romanca të paparashikueshme. Natyra e tyre rebele kërkon një person, i cili është më pak i përsosur. Nëse jeni një dashnor i zjarrtë, kjo shenjë është dashnor i mirë për ju. Kur janë në formë, imagjinata e tyre nuk ka fund. U pëlqen prekja dhe ledhatimi i gjunjëve.
Peshqit
Lidhja me Peshqit është plot me kënaqësi. Ata kanë nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të lumtur. Pasi ju të gjeni një të tillë, do të jeni të lumtur dhe do të bini dakord për të gjitha opsionet në seks. Për të joshur Peshkun, ju duhet të jeni agresiv. Ata nuk kanë qejf të vrapojnë shumë pas dikujt, kështu që ju duhet t’i ndiqni pas ata.