Horoskopi ditor, e martë 29 mars 2022
Dashi
Edhe pse ju që jeni në një marrëdhënie jeni nën ndikimin e Jupiterit, planetit të fatit të madh, sot nuk duhet të keni shumë iluzione. Beqarët duhet të tentojnë edhe pse do e kenë të vështirë të bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Sektori i financave do të jetë mjaft i favorizuar.
Demi
Parashikohet një ditë pozitive nën shenjën e Afërditës dhe Hënës brilante, që do t’ju mbështesin në planin sentimental. Dhe keni vërtet nevojë. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në dilemë dhe do hezitojnë të hedhin hapa të mëtejshëm. Në planin financiar kujdes me llogaritë.
Binjakët
Me gjithë largimin gradual të Marsit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin bosh do ta zërë Neptuni në një orbitë më se të favorshme për ju të dashuruarit. Beqarët do tërheqin pas vetes shumë persona, por ata nuk do jenë të gatshëm për të dalë në takime. Kujdes me buxhetin.
Gaforrja
Një Hënë e favorshme në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum nga ju që jeni në çift, për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Beqarëve do ju ndryshojë e ardhmja vetëm pas një takimi mjaft vendimtar për ta. Financat parashikohen të jenë të mira.
Luani
Kuarteti i formuar nga Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme (dhe ndoshta edhe më tej) të jetë mjaft pozitive për planet tuaja në marrëdhënien në çift. Beqarët do shoqërohen me shumë persona të qetë të cilët do ja bëjnë ditën e bukur. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla.
Virgjëresha
Tani që Juipteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju të dashuruarit, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur me partnerin/en. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa, që të mos lëndohen më pas. Financat do vinë duke u rritur falë menaxhimit tuaj të mirë.
Peshorja
Edhe pse Hëna sot ju “vështron” pak si shtrembër nga lart, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj në lidhjen tuaj me partnerin/en. Beqarët do jenë mjaft joshës sot dhe do marrin propozime të njëpasnjëshme. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.
Akrepi
Më në fund për ju të dashuruarit qielli deri tani i vrenjtur, do të “spastrohet” nga era e nxehtë e Jupiterit, që nga ana tjetër do të ketë efektin e një flladi që ju mbush plot freski e energji. Beqarët do kalojnë një ditë të mbushur me takime dhe jeta do ju ndryshojë përgjithmonë.
Shigjetari
Është tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos “pesha” e rëndë e Saturnit që duket se e “ngrys” deri diku qiellin për ju që jeni në një lidhje dashurie. Por fati juaj sot është Mërkuri, që ka efekte mjaft pozitive. Beqarët do pranojnë ftesën për të nisur një lidhje pa u menduar dy herë. Financat do përmirësohen.
Bricjapi
Situata yjore duket disi e komplikuar, për shkak të një Mërkuri që ju ka “kthyer kurrizin” duke ju lënë në mëshirën e një Saturni aspak miqësor. Më shumë vëmendje ndaj partnerit/es. Beqarët nuk do bëjnë asgjë për të ndryshuar statusin, pasi ndihen mirë kështu. Financat e mira.
Ujori
Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar ju që jeni në një lidhje, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Beqarët do dashurohen me një mik të vjetër dhe guxojnë t’i shprehin ndjenjat. Financat do mbeten të mira.
Peshqit
Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në dashuri. Duhet të bëni vetëm durim. Beqarët do refuzojnë ftesat pasi ende nuk janë gati për ndryshime. Në planin financiar gjithçka parashikohet të ecë mirë.