Giresse: “Lojtarët nuk duhet të përfshihen në emocione, kemi marrë masa për t’u paraqitur mirë ndaj Zvicrës”

Giresse: “Lojtarët nuk duhet të përfshihen në emocione, kemi marrë masa për t’u paraqitur mirë ndaj Zvicrës”

Kosova do të përballet nesër me Zvicrën në një ndeshje miqësore në kuadër të angazhimeve të marsit në futbollin ndërkombëtar.

Para kësaj ndeshje, selektori i Kosovës, Alain Giresse është prononcuar në kuadër të konferencës për shtyp, shkruan GazetaBlic Sport.

Giresse ka potencuar se Zvicra është kundërshtar i vështirë dhe se ka marrë masa për t’u përgaditur sa më mirë për këtë duel.

Ai poashtu deklaroi se futbollistët nuk duhet të përfshihen në emocione për faktin që kanë bashkëatdhetar që luajnë për Zvicrën.

“Këtë lojë e kemi përgadit si të gjitha ndeshjet e tjera, nuk duhet të fokusohemi në aspektin emocional, por vetëm në atë futbollistik”, tha fillimisht Giresse.

“Duke marrë parasysh se ekipi i Zvicrës është shumë i fortë dhe është njëra nga 15 ekipet më të mëdha në botë, ne i kemi marrë të gjitha masat për t’u paraqitur sa më mirë kundër Zvicrës“, përfundoi Giresse.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do luhet në Zurich me fillim nga ora 18:00.

Shpërndaje në: