U tha se Nadal vuante nga shtërngimet në gjoks si pasojë e vaksinës Covid-19, por mësohet e vërteta
Dhimbja e fortë e gjoksit që do ta lërë Rafa Nadalin jashtë garave sportive për disa javë nuk ka ardhur si pasojë e efekteve anësore të një vaksine kundër Covid-it, siç pretendojnë mesazhet e përhapura në rrjetet sociale, por nga një çarje në brinjë.
Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen gjysmëfinale të turneut amerikan në Indian Wells, publikimet e shpërndara në rrjete të ndryshme pohonin se Nadal pas marrjës së vaksinës Covid-19 nuk ndihej mirë, shkruan Periskopi.
Në rrjetet sociale, janë publikuar lajme me qëllim përhapje të propagandës për vaksinën kundër Covid-19, e që e vërteta është krejt ndryshe.