Fazliji flet para ndeshjes me Zvicrën: Ne do japim maksimumin

Fazliji flet para ndeshjes me Zvicrën: Ne do japim maksimumin

Betim Fazliji në lidhje me ndeshjen ndaj Zvicrës, tha se do të japin maksimumin.

Kosova do të përballet në miqësoren e fundit për muajin mars, ndaj Zvicrës në Cyrih.

Në lidhje me këtë ndeshje foli edhe qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji. Ai tha se lojtarët do të japin maksimumin dhe do luajnë për të fituar ndeshjen.

“Ne do të japim maksimumin dhe do të luajmë për të fituar”, tha Fazliji.

Qendërmbrojtësi është rritur në Zvicër dhe përballjen ndaj tyre e cilësoi si një ndeshje speciale për të.

“Jemi disa lojtarë që jemi rritur në Zvicër dhe kjo ndeshje do të jetë speciale për mua”, vazhdoi ai.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, me fillim nga ora 18:00.

Shpërndaje në: