Ngjarja ishte më shqetësuese se sa dukej, shikoni se si aktorët e tjerë e qetësuan Will Smithin
Mbrëmë (e diel) është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Mes ndarjes së çmimeve dhe prezencës se yjeve më të njohura dhe më të suksesshme kinematografike, një ngjarje e pazakonta ka ndodhur mes dy aktorëve Will Smith dhe Chris Rock.
Teksa Rock ndodhej në skenë për të ndarë çmimin për kategorinë “Dokumentari më i mirë”, ai bëri shaka për prerjen e flokëve të gruas së Smithit, Jada Pinkett.
“Gjatë pushimit të reklamës, Will Smith tërhiqet mënjanë dhe ngushëllohet nga Denzel Washington dhe Tyler Perry. Will duket se fshin lotët nga sytë e tij ndërsa ulet përsëri me Jadën, me Denzel që ngushëllon Jadën dhe përfaqësuesin e Willit pranë tij”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit.
Smith konfirmoi gjatë fjalimit të tij për aktorin më të mirë se Washingtoni i tha atij: “Në momentin tuaj më të lartë, ki kujdes – atëherë djalli vjen për ty”.
Duket se Smith kishte nevojë të qetësohej më tej pas bisedës me Washington, sepse edhe Bradley Cooper u pa duke biseduar me Smith gjatë pushimit.
Para pushimit të reklamës, Rock, 57 vjeç, doli në skenë për të paraqitur çmimin e Akademisë për “Dokumentarin më të Mirë”. Por përpara se të shpallte të nominuarit, komiku u tall me Jada Pinkett Smith, “Jada.
Smith, 53 vjeç, fillimisht qeshi me shaka, por Pinkett Smith, 50 vjeç, u pa duke rrotulluar sytë.
Kamera më pas e kapi Smith duke u ngjitur në skenë dhe duke goditur me shuplakë Rock-un, teksa kur u kthye në vendin e tij, ai bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.
Rock u duk i zënë në befasi, por vazhdoi të ruante qetësinë dhe prezantoi çmimin.
Në vitin 2018, Pinkett Smith zbuloi se kishte pësuar rënie të flokëve për shkak të betejave të saj me alopecinë.
Smith dhe Pinkett Smith janë martuar që nga viti 1997.