Eskalon situata në koncertin e Melindës, menaxheri i saj ushtron dhunë “LIVE” ndaj një fansi
Reperja e famshme kosovare, Melinda Ademi, gjatë mbrëmjes së djeshme në një koncert në Vienë të Austrisë është përballur me një situatë të pakëndshme.
Ishte një fans ai i cili njëherë i preki këmbën duke e vënë në pozitë të palakmueshme reperen gjatë përformancës. Gjithashtu, ishte edhe një moment tjetër kur Melinda u tregua e dashur për fansat duke ua afruar dorën, teksa fansi nuk ia lëshon duke e tërhequr nga vetja.
Kjo situatë e tepruar bëri që të reagojë edhe menaxheri i reperes, Granit Muhaxheri si dhe sigurimi i saj.
Në disa pamje të publikuara nga media shihet sesi ata shkelmojnë fansin duke ua bërë me dije që çdo gjë ka kufi dhe këso ngacmime ndaj Melindes nuk të ndodhin më.