Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj flet para ndeshjes me Zvicrën – Tregon se a kemi gjasa për një befasi ndaj tyre

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj flet para ndeshjes me Zvicrën – Tregon se a kemi gjasa për një befasi ndaj tyre

Pas suksesit me Burkina Fason në ‘Fadil Vokrri’, Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Zvicër, ku do ta luaj miqësoren e dytë.

Djelmoshat tanë takimin e parë e fituan me rezultatin 5:0, një ndeshjen që do t’ia shtojë atyre motivin edhe ndaj Zvicrës, shkruan Periskopi.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse, “Dardanët” do të mundohen të tregojnë paraqitje të fortë edhe ndaj lojtarëve shqiptarë që luajnë për kombëtaren ‘helvete’.

Për të njohur më shumë ecurin e Kombëtares për miqësoren e dytë, Periskopi ka konaktuar me ish-kapitenin e Kosovës, Anel Rashkaj i cili tha se ndeshja ndaj Burkina Fasos ishte e mirë, por që duhet ende kohë për një analizë të mirëfillt.

“Ishte ndeshje e mirë kundër Burkina Fasos por vështirë të nxjerrësh edhe shumë analiza shkaku i kundërshtarit, por lojtarët u treguna professional dhe e përfunduna punën ashtu si duhet”, tha fillimisht ish-kapiteni ynë.

Ai gjithashtu tha se djemtë e Kombëtares mund t’ia bëjnë edhe befasi Zvicrës në ndeshjen e 29 marsit.

“Mendoj se mund t’i bëjmë befasi Zvicrës”, vazhdoi ai.

Rashkaj foli edhe për trajnerin e ri, Alain Giresse ku tha se ka parë disa sekuenca më ndryshe se tek ndeshjet me Challandsin, por që thotë është herët të flitet.

“Kam parë disa sekuenca më të veçanta të lojës që nuk i kemi pasur më herët, por është shumë herët të japim një përfundim, të shohim disa ndeshje e pastaj flasim”, tha tutje ai.

Për fund Aneli tregoi edhe se si ai e sheh ndeshjen ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e veçantë për këta futbollistë, pasi vijnë nga Kosova dhe përballë kanë Kosovën, madje edhe familjet i kanë nga Kosova dhe do të jetë diçkae  veçantë për ta”, tha Rashkaj.

Kutjojmë se ndeshje ndaj Zvicrës fillon nga ora 18:00./Periskopi/

Shpërndaje në: