Joshua po e pret rimeçin – A po e mbështet Klitschko vendimin e Usyk për t’u larguar nga lufta në Ukrainë?
Vitali Klitschko e ka mbështetur vendimin e Oleksandr Usyk për t’u larguar nga lufta.
Usyk vendosi ta marr këtë vendim, pasi i duhet të stërvitet për rimeçin me britaniku, Anthony Joshua, shkruan Periskopi.
Ndonëse, Usyk kishte marr guximin që të kapte armë për t’i ndihmua vendit të tij, ai do të përgatitet për këtë ndeshje edhe e ka mbështetjen e plotë nga vëllëzërit, Klitschko.
“Një mesazh shumë i rëndësishëm mund të përcillet përmes një ngjarje si kjo”, tha Klitschko për The Telegraph. “Nuk e dimë nëse për tre muaj do të ekzistojmë”, vazhdoi ai.
“Unë në fakt kam plane të flas me Oleksandr Usyk për t’i dhënë këshilla nëse ai vendos të bëjë luftën, për të marrë disa mesazhe të veçanta që ai mund t’i dërgojë atje”, tregoi ai.