Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Burkina Fasos

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Burkina Fasos

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë shkuar në pushim me dy gola epërsi. Goli i Fidan Alitit në minutën e tretë dhe ai i Astrit Selmanit në të 23-tën bënë që trajneri Alain Giresse të jetë i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, raporton KosovaPress.

Gjatë gjithë 45 minutave të para, vendasit ishin më të mirë edhe në posedimin e topit, por edhe në rastet e krijuara për shënim.

Giresse startoi me disa ndryshime në formacion duke lënë në bankë rezervë lojtarë si Vedat Muriqi, Valon Berisha e Amir Rrahmani.

GOLI 1

GOLI 2

 

Shpërndaje në: