Rusia dëshiron ta organizojë Evropianin e 2028 dhe 2032
Pavarësisht se ekipi i tyre kombëtar dhe klubet janë pezulluar nga garat ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për të pritur Kampionatin Evropian të Futbollit.
Federata Ruse e Futbollit, në fund të një takimi të Komitetit Ekzekutiv, ka vendosur të shprehë interesin e saj për turneun e vitit 2028 ose 2032.
“Do të aplikojmë për të pritur Kampionatin Evropian 2028 dhe 2032”, konfirmoi anëtari i bordit, Sergei Anokhin në Match TV.
Për edicionin 2028, megjithatë ka fituar kandidatura e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, ndërsa në vitin 2032 është Italia që pritet të presë kompeticionin.
Rusia, nga ana e saj, tashmë ka pritur Kupën e Botës 2018.
Federata Ruse nuk është suspenduar nga UEFA, pavarësisht ndalimit të skuadrave të saj për të luajtur që nga muaji i kaluar. Presidenti i RFU, Alexander Dyukov, është gjithashtu ende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për të pritur Kampionatin Evropian,” tha Dyukov për Match TV Rusia.
“Do të luhen ndeshjet në stadiumet e Kupës së Botës, ne kemi zhvilluar tashmë infrastrukturën”, shtoi ai.
“Ne rezervojmë të drejtën për të bërë një ofertë. Ky opsion nuk kushton asgjë. Dhe nuk mund ta refuzojmë, “përfundoi Dyukov.