Lirdon Leci tregon se a i la Kombëtarja e Kosovës “mbas dore” lojtarët e Superligës
Kombëtarja e Kosovës nesër do të takohet me Burkina Fason në ndeshjen e karakterit miqësor që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas këtij takimi, djelmoshat tanë do të përballen me Zvicrën me date 29 mars, shkruan Periskopi.
Për këto dy ndeshje në Kombëtare janë ftuar 23 futbollistë e më pastaj ftesë për t’i bashkuar “Dardanëve” pranoi edhe mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Dellova është i vetmi futbollist nga Superliga e Kosovës që u ftua në Kombëtare.
A i ka ‘injoruar’ Kombëtarja futbollistët e Superligës?
Si e sheh këtë ish-futbollisti dhe aktualisht ndihmës-trajneri tek Flamurtari, Lirdon Leci, Periskopi ka kontaktuar me të, ku ai fillimsht tha se lojtari më i mirë nga Superliga tashmë ka pranuar ftesë.
“Unë mendoj që njëri nga lojtarët ose them më mirë lojtari më i mirë i Superligës tashmë është ftuar nga Kombëtarja dhe me plotë meritë”.
Ai gjithashtu tha se ka edhe lojarë të tjerë që mund të ftohen tek Kombëtarja, por thotë se niveli i futbollit kosovar me kampionatet nga jashtë është më ndryshe.
“Besoj që ka edhe lojtarë të tjerë që mund të ftohen në Kombëtare, por nuk duhet harruar edhe nivelin e futbollit kosovar, pasi është pak sa larg me nivelin e kampionateve të tjera, ku luajnë lojtarët e Kosovës. Kjo duhet të pranohet”, tha ai.
Leci pajtohet se lojtarëve të Ballkanit, Prishtinës dhe ekipeve të tjera t’i jepet mundësia të jenë në grumbullim me Kombëtaren.
“Unë them se edhe lojtarëve të Ballkanit, Prishtinës, por edhe të ndonjë ekipi tjetër mund të i’u jepet hapësira disa futbollistëve që të jenë pjesë e 25 lojtarëve të Kombëtares”, përfundoi Leci.
Kujtojmë se Kosova tani ka trajnerin e ri, Alain Giresse që do të shohim punën e tij në vazhdim./Periksopi/