Reagon Gramoz Vokrri: Kjo është jashtë frymës demokratike

Reagon Gramoz Vokrri: Kjo është jashtë frymës demokratike

Sot dhe zyrtarisht Federata e Futbollit e Kosovës ka refuzuar kandidaturën e Gramoz Vokrrit për kryetar.

FFK sot publikon dokumentacioni që tregon se kandidati i vetëm do të jetë Agim Ademi, shkruan Periskopi.

Organi më i lartë i futbollit në vend ka kontestuar nënshkrimet e klubeve si Kika, Ulpiana dhe Prishtina për Gramoz Vokrrin.

Vetë, Vokrri e ka quajtur këtë veprim nga FFK tendecë e kundër kandidatit për të eliminuar çdo llojë konkurrence dhe fryme demokratike në këtë proces.

Postimi i plotë i Gramozit:

Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi. Në aryetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojn të kundërtën. Këto nënshkrime kan emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre.
Me respekt dhe fair play ⚽️⚽️

Dhe më posht1% gjeni gjithashtu vendimin e FFK-së:

“Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së

Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.
Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.
Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.
Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.
Për detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, ju lutem gjeni më poshtë linkun me vendimin e publikuar”.

Dokumenti i plotë: KËTU

Shpërndaje në: