Rrahmani: Ndeshjet e marsit, ideale për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve

Rrahmani: Ndeshjet e marsit, ideale për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve

Amir Rrahmani i konsideron si të rëndësishme dy ndeshjet miqësore të marsit.

Futbollisti kosovar thotë se këto ditë ishin më shumë njohje me trajnerin, Alain Giresse.

Sipas tij, këto ndeshje po ashtu do të shërbejnë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin qershor.

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burkina Fason për ta treguar atë që dëshiron trajneri. Pas kësaj ndeshje e kemi edhe atë me Zvicrën. Të dyja ndeshjet do të na ndihmojnë për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Do të jenë ndeshje të rëndësishme, ta shohim se çka kërkon trajneri nga ne dhe që në këto miqësore të perfeksionohemi për ndeshjet e qershorit”, deklaroi Rrahmani në konferencë për shtyp.

Rrahmani tutje shtoi se trajneri Giresse po i duket një person pozitiv dhe shpreson të jetë gjithmonë kështu, sepse “Dardanëve” ju nevojitet një person pozitiv.

Shpërndaje në: