Letra e MKRS drejtuar FFK’së: Është shkelur statuti!
Ushtruesi i detyrës së sekretarit nê Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës se MKRS ka vlerësuar se Kuvendi Ekzekutiv i FFK-së ka bërë shkelje të statutit me rastin e thirrjes së Kuvendit Zgjedhor për datën 6 prill.
Periskopi ka siguruar edhe dokumentin të cilin e ka pranuar sekretariati i MKRS-së nga departamenti ligjor lidhur me ketë çështje.
Sipas këtij departamenti me rastin e thirrjes së këtij kuvendi janë bër ë shkelje të disa neneve të statutit tê FFK-së.