Publikohet një video pas rrahjes brutale të luftëtarëve të UFC-së, dyshohet se njërit i’u thye edhe dhëmbi
“TMZ Sport” ka publikuar një video pas përleshjes mes luftëtarit të UFC-së, Colby Covington dhe Jorge Masvidal.
Video është bërë gjysmë ore pas përleshjes së tyre para një restorani në Miami Beach, përcjellë Periskopi.
Burimet thonë se teksa Colby po dilte nga restoranti pas darkës, Masvidal dyshohet se e sulmoi atë jashtë.
Në videon më poshtë, ju mund të dëgjoni Colby duke përshkruar sulmin e supozuar: “Ai ishte duke u përpjekur të vijë drejt meje, dhe unë vrapova”.