Ozil “oktapodi” i parashikimeve – Sipas tij kjo skuadër e fiton Premierligën dhe Ligën e Kampionëve
Ish-mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka parashikuar fituesit e Premier League dhe Champions League.
Pavarësisht se Liverpool po i afrohet kreut në Premierligë, Ozil beson se është skuadra e Pep Guardiolës ajo që do të ngrejë titullin e ligës për të dytin sezon radhazi në muajin maj.
Në një postim në Twitter të shpërndarë në mediat sociale, 33-vjeçari, i cili aktualisht luan për skuadrën turke Fenerbahce, ndau parashikimet e tij.
Ai beson se Liverpooli do të shkojnë deri në fund në Evropë dhe do të sigurojnë trofeun e shtatë të Champions League në Stade de France.Ozil poashtu parashikon se Anglia do të fitojë Kupën e Botës.