Trajneri i njohur kosovar tregon se a janë “injoruar” lojtarët e Superligës nga Kombëtarja – Përmend edhe Leart Paqaradën

Trajneri i njohur kosovar tregon se a janë “injoruar” lojtarët e Superligës nga Kombëtarja – Përmend edhe Leart Paqaradën

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të karakterit miqësor ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ndeshja e parë do të jetë ajo ndaj Burkina Fasos që zhvillohet me 24 mars dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

Ndërkaq ndeshja ndaj Zvicrës zhvillohet me datën 29 mars.

Për të njohur më shumë ecurin e këtyre ndeshjeve, cilësit e lojtarëve dhe “shoferin” e ri të Kombëtares, Periskopi ka biesduar me trajnerin dhe njohësin e futbollit në vendin tonë, Genc Sermaxhaj.

Sermaxhaj fillimisht tha se pret lojë të mirë dhe përballje interesante me kundërshtar të nivelit shumë të mirë.

“Presim ndeshje të mira edhe pse kemi përball kundërshtar të nivelit shumë të mirë, por ndryshimet nganjëherë janë pozitive dhe duhet të shohim nëse ka ndonjë ndryshim të tillë”, tha fillimisht tekniku.

Tekniku kosovar foli edhe për trajnerin e ri të Kosovës, Alain Giresse ku tha se pret lojë të frytshme nga ai.

“Trajneri si futbollist ka qenë i shkëlqyeshëm, si trajner të shohim nëse do të na sjell edhe lojë të mirë e frytshme”, vazhdoi ai.

Sermaxhaj thotë se rezultati në këto momente nuk ka rëndësi, pasi thotë se trajneri do të provojë lojtarët dhe e praktikojë idenë e lojës së tij.

Rezultatet në këtë moment nuk kanë rëndësi. Trajneri provon lojtarët dhe idenë e lojës së tij sepse janë edhe ndeshjet e para të tij. Do të ishte mirë që të ketë edhe rezultat pozitiv për të rritur moralin dhe besimin e ekipit. Megjithatë e rëndësishme është paraqitja e lojtarëve në mënyrën se si luan trajneri”.

Mugesa e Emir Sahitit, Genci e cilëson si të arsyeshme.

“Do të ishte mirë të ishte pjesë e ekipit për këto dy ndeshje, por është e arsyeshme mungesa e tij”, u shpreh tekniku.

Tekniku kosovar foli edhe për mosftesën e Leart Paqaradës, ku tha se lojtarët duhet të jenë të disiplinuar dhe profesionist, dhe gjithashtu jo t’i vendosin kushte trajnerit.

“Paqarada dhe të tjerët kushdo që janë, duhet të jenë të disiplinuar dhe profesionist. Është nder dhe krenari të mbash fanellën e përfaqësueses prandaj lojtari duhet të kontriboj e jo të vendos kushte trajnerit e ekipit”, tregoi ai.

Ndërsa për fund Sermaxhaj tha se lojtarët e Superligës nuk janë injoruar, por thjeshtë trajneri i ka besuar ligave nga jashtë.

“Nuk janë injoruar lojtarët e Superligës por si fillim trajneri i ri më shumë i beson lojtarëve në liga më të forta se sa ne superligë e aq me pak duke mos i njohur lojtarët. Dhe nuk mjafton të ftosh lojtarë duke e parë vetëm një ndeshje të superligës. Mund të ndodh në të ardhmen”, përfundoi trajneri.

Shpërndaje në: