Vritet në luftë tifozi ukrainas i Man United, klubi anglez reagon fuqishëm

Vritet në luftë tifozi ukrainas i Man United, klubi anglez reagon fuqishëm

Një tifoz ukrainas i Manchester United është vrarë sot në luftën që po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ukrainasi Oleksandr Kukin që u vra nga forcat ruse ishte një tifoz i shquar i klubit anglez, por edhe një nga themeluesit e fan-klubit të tifozëve të Manchester United në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Klubi i Manchester United ka reaguar me pikëllim në lidhje me vdekjen e Kukin.

“Manchester United është thellësisht i tronditur. Mësuam se Oleksandr Kukin, një nga themeluesit e fan-klubit të tifozëve të Manchester United në Kiev, ka ndërruar jetë. Një tifoz ynë i madh u vra. Makina e tij u godit nga plumbat e ushtrisë ruse,” shkroi klubi.

“Gruaja dhe vajza e tij i mbijetuan tragjedisë, por pas kësaj ato u dërguan në spital dhe iu nënshtruan një operacioni. Ne u dërgojmë ngushëllimet tona me shpresën se do të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur. Klubi është duke kërkuar një mënyrë për të ndihmuar familjen e Aleksandrit dhe Tifozët e Kievit”, shkruan Manchester United.

Shpërndaje në: