Nuk kursehet askush – Dënohet atletja ruse, i merret medalja e artë olimpike
Atletja ruse Jelena Lashmanova u pezullua në mënyrë retroaktive për dy vjet për shkak të testit pozitiv të dopingut dhe asaj iu hoq medalja e artë që fitoi në ecjen 20 km në Lojërat Olimpike Londër 2012.
Atletes ruse iu privuan gjithashtu të gjitha rezultatet nga shkurti 2012 deri në janar 2014.
Kjo vlen edhe për medaljen e artë që ajo e fitoi në Kampionatin Botëror 2013 në Moskë. Rusja fitoi Olimpiadën në Londër me rezultatin më të mirë të atëhershëm në botë, 1:25.02, dhe në qershor 2018 ajo eci 20 km në 1:23.39, që është ende një kohë rekord në fuqi.
“Lashman pranoi sanksionet e propozuara nga AIU. Ajo gjithashtu do të mbetet pa medaljen e artë olimpike dhe të artën e fituar në Kampionatin Botëror të Atletikës 2013 në Moskë“, tha Njësia e Integritetit Atletik (AIU) në një deklaratë.