Batatina: Nuk diskutohet largimi im nga Llapi, jam në kulmin e karrierës
Llapi është mposhtur nga Dukagjini në ndeshjen e tyre për xhiron e 26’të në Superligën e Kosovës në futboll me rezultatin final në 1:2.
Me këtë humbje Llapi gjendet në vendin e katër në tabelë, ku ka grumbulluar 41 pikë, shkruan Periskopi.
Por a është ky rezultat i kënaqshëm për trajnerin e Llapit dhe se cilat janë synimet e tij me klubin, Tahir Batatina ka treguar për Periksopin se cilat janë planet dhe se si do ia dalin me skuadrën.
Ai fillimisht tha se do të mundohen të japin maksimumin dhe të shkojnë sa më lartë në tabelë.
“Po ka ende ndeshje për t’u luajtur, por ne do të mundohemi që të japim maksimumin për çdo takim dhe të jemi sa më lartë në tabelë”, tha fillimisht Batatina.
Batatina tregoi se Llapi synim i ka dy trofetë dhe se këtë do ta vazhdojë ta kërkojë.
“Synimi i Llapit është të luftojë për dy trofetë deri në fund, sepse i kemi 30 pikë në dispozicion”, vzhadoi tekniku kosovar.
I pyetur se a e mendon largimin nga Llapi nëse nuk arrin të fitojë asgjë, Batatina i sigurtë tha se nuk diskutohet largimi i tij nga klubi.
“Nuk diskutohet largimi im nga Llapi, unë jam në ngritje e sipër të skuadrës, ku çdo ditë po rritemi si klub me infrastruktur, si dhe me me organizim e pofesionalizëm. Kështu unë ende kam punë te Llapi për të bërë klubin me të gjitha mekanizmat dhe pastaj mendoj për të ardhmen dhe një gjë e di se jam në kulmin e karrierës”, u shpreh trajneri kosovar.
Ai për fund foli edhe për sulmuesin 21-vjeçar, Valmir Veliu, ku tha se po kërkohet nga shumë skuadra nga jashtë.
“Për Vlamirin kemi shumë të interesuar dhe do të shohim në ditët në vijim, pas përfundimit të kampionatit”, tha ai.