Baba për herë të dytë, Xhaka ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit
Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Taulanti ndau disa foto në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku shihet përkrah bashkëshortes së tij, Arbnora Nuredin-Xhaka dhe djalit të tyre, Klevisit.
Krah postimit futbollisti ka shkruar se:
“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha juaj, vëmendja juaj, dashuria juaj dhe një mrekulli të re.”Veshur me të bardha, çifti bashkë me djalin tjetër në krah, i dhuruan ndjekësve lajmin e bukur.
Ndërkohë, të shumta ishin urime nga ana e miqve dhe fansave të tij në komente.
Taulanti dhe Arbnora u fejua në janar të 2018-s, ndërsa në qershor të një viti më pas ndodhi propozimi për martesë.Martesa e tyre erdhi pak kohë para se çifti të bëheshin prindër për herë të parë.Lajmi për martesën e tyre u konfirmua nga vetë çifti me anë të postimeve në rrjetet sociale. Futbollisti dhe Arbnora publikun foto duke nënshkruar dokumentet e martesës dhe shkruajtën: “Zoti dhe zonja Xhaka.”Kur ata lindën djalin e tyre, fjalët e futbollistit të kombëtares shqiptare kanë qenë:“Mirësevjen në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”.