Giresse për rastin e Paqaradës: Unë derën nuk ia mbylli askujt

Giresse për rastin e Paqaradës: Unë derën nuk ia mbylli askujt

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse sot ka mbajtur konferencë për media para dy ndeshjeve miqësor ndaj Burkina Fasos dhe Zvicërs.

“Dardanët” ndeshje e parë e kanë ndaj Burkina Fasos që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 24 mars, shkruan Periskopi.

Para këtyre ndeshjeve miqësore foli edhe trajneri i ri i Kosovës, Giresse i cili përmendi edhe njëherë problemin me Paqaradën që kishte me trajnerin e kaluar, por tha se derën nuk e ka të mbyllur askush.

“Ta dini që fillimisht unë derën nuk ia mbylli askujt, por gjithmonë varet nga situata dhe janë problem që duhet rregulluar. Varsisht prej rastit ne kemi me u mundu me i largu këto problem për lojtarët”, tha tekniku i Kosovës.

Shpërndaje në: