Sa shpesh duhet të masturbohen gratë?
Mjekët e thonë dhe e rithonë: Masturbimi i rregullt nuk është vetëm argëtues, është gjithashtu shumë i shëndetshëm. Si një stërvitje për qendrat tuaja të kënaqësisë, masturbimi është i mirë për ju në të gjitha mënyrat. Seksologë si Goody Howard thonë se mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Për të mos folur për hormonet e “lumturisë” që çlirohen si dopamina, serotonina dhe oksitocina.
Por, sa shpesh duhet të ndodhë?
Dr. Goody rekomandon tre herë në javë për të paktën 15-30 minuta, për një kohë minimale të dashurisë për veten.
Po për një maksimum? Kufiri nuk ekziston. Të paktën, jo në të vërtetë.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se nëse masturbimi nuk ju lë energji për pjesën tjetër të ditës apo ju privon nga aktivitete normale të jetës – ka gjasë që të jeni duke e tepruar.
Në një intervistë të Cosmopolitan me mbi 20 gra dhe vajza, përgjigjet për pyetjen “Sa shpesh masturboheni?” – ishin nga më të ndryshmet. Nga një herë në javë, në çdo ditë, në 4 herë në javë etj. Prandaj, bëni çfarë të jetë më e mira për ju, thjesht sigurohuni të argëtoheni!