Pse shkaktohet fryrja e barkut direkt pas seksit? Mjekët shpjegojnë 5 arsye të mundshme

Pse shkaktohet fryrja e barkut direkt pas seksit? Mjekët shpjegojnë 5 arsye të mundshme

A keni bërë ndonjëherë seks fantastik me partnerin, vetëm për të patur siklet dhe një fryrje të bezdisshme barku më pas? Mund të duket e çuditshme, por nuk është aq e pazakontë sa duket.

Përpara se të kuptoni se si ta lehtësoni fryrjen pas seksit, është e rëndësishme të kuptoni pse po ndodh. Jennifer Wider, gjinekologe, shpjegon disa arsye:

Mitra e kthyer mbrapsht

Nëse keni një mitër të kthyer, seksi mund të bëjë që mitra juaj të lëvizë dhe të kontaktojë me organet e tjera që e rrethojnë. Si rezultat, mund të keni dhimbje dhe fryrje.

“Shenjat e një mitre të kthyer janë dhimbje gjatë seksit dhe menstruacione të dhimbshme, por shpesh nuk ka simptoma”, thotë ekspertja e shëndetit të grave.
Lidhur me këtë, duhet të bëni një konsultë me mjekun tuaj!

Një çekuilibër bakterial mund të shkaktojë fryrje

Një tjetër shkak i mundshëm i fryrjes pas seksit është një çekuilibër ose rritje e tepërt e baktereve natyrore në vaginë. Kjo mund të shkaktojë infeksione irrituese, duke çuar edhe në ndjesi të bezdisshme pas seksi.

Cikli menstrual 

Hormonet mund të shkaktojnë shumë ndryshime brenda trupit dhe nëse jeni pranë ditëve të ciklit, nuk do të ishte çudi të ndjenit fryrje në zonën e barkut. Kjo ndodh jo vetëm para, por edhe pas menstruacioneve.

Keni probleme me tretjen

Një çështje më serioze që mund të jetë fajtori pas fryrjes së barkut përfshin zorrët. Nëse keni një histori të problemeve me tretjen – të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), kapsllëku dhe dispepsi – mund të jeni të prirur për të patur fryrje (bloating) pas marrëdhënieve seksuale.

Seks i pambrojtur

Të bësh seks të pambrojtur me dikë është një mundësi tjetër se pse keni ngërçe dhe dhimbje stomaku pas seksit. Sipas Dr. Wider, nëse sperma hyn në vaginën tuaj, prostaglandina (një lloj lipidi) që gjendet në spermë mund të shkaktojë tkurrje dhe parehati të mitrës.

Nëse fryrja e barkut nuk zhduket pas disa orësh, ose nëse e përjetoni vazhdimisht, konsultohuni me mjekun tuaj!

Burimi: Pop Sugar

Shpërndaje në: