“I madhi është i madh edhe vet” – Ancelotti u kërkon falje tifozëve të Realit
Ka përfunduar takimi ndërmjet Realit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në La Liga.
Skuadra e Barcelonës e ka fituar këtë takim me rezultatin final në 0:4, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Realit, Carlo Ancelotti, ai i kërkoi falje tifozëve.
“Ajo që ndodhi ishte faji im, u kërkoj falje fansave”, tha Ancelotti për mediat spanjolle.
“Ne filluam me një mbrojtje me tre, por nuk funksionoi, nuk ishte natë nata jonë. Na vjen keq, ne kemi një avantazh dhe duhet të pushojmë dhe të përgatitemi mirë në dy javët e ardhshme dhe të kthehemi”, përfundoi ai.