Flasin nga spitali për luftëtaren që u godit keq me “bërryl”: Po bëhet skanimi i kokës dhe fytyrës së saj

Flasin nga spitali për luftëtaren që u godit keq me “bërryl”: Po bëhet skanimi i kokës dhe fytyrës së saj

Dje ishte një nga ndeshjet më të frikshme në kategorinë e vajzave në UFC.

Luana Carolina ra pa ndjenja në dyshem pasi pranoi një goditet të fortë me “bërryl” nga luftëtarja, Molly McCann, shkruan Periskopi.

Ndërkaq, pas ndeshjes gazetari i sportit në TSN Sports, Aaron Bronsteter ka treguar për gjendjen Carolines, ku tha se ajo po trajtohet në spital dhe se gjendja e saj është stabile.

“Ajo është në spital, por është zgjuar, e kthjellët dhe kujton gjithçka sipas menaxherit të saj. Ai shton se ishte një nokaut shumë i frikshëm, por nuk duket si ndonjë gjë serioze për shëndetin. Ata do të bëjnë një skanim të kokës dhe fytyrës së saj dhe do të kthehen në hotel”, shtoi ai.

Shpërndaje në: