Dy ndeshje derbi na presin në Superligën e Kosovës
Xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës do të kompetohet sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Lideri i tabelës Ballkani do të provojë të marrë tri pikë të reja ndaj Drenicës në Suharekë për të shfrytëzuar kështu barazimin e Gjilanit ndaj Malishevës dhe për të bërë kështu një hap të madh në luftën për titullin kampion, raporton KosovaPress.
Ballkani ka 51 pikë në vendin e parë, tri më shumë se Gjilani i vendit të dytë, kurse Drenica renditet e shtata me 32 pikë. Ndeshja starton nga ora 13:00.
Sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo ndërmjet Dritës dhe kampionit në fuqi, Prishtinës që fillon nga ora 13:30 në Gjilan.
Drita ka ngecur në luftën për titull pas rezultateve jo të mira në javët e fundit. Ata renditen në vendin e tretë me 43 pikë, kurse Prishtina pozicionohet e gjashta në tabelë me 32 pikë.