Zbulohet arsyeja se pse Rodrygo e quan “baba” Luka Modricin
Këtë të shtunë, u festua dita e baballarëve dhe rrjetet sociale vluan nga mesazhet dhe dedikimet për prindërit.
Nuk munguan as urimet e futbollistëve. Ndër ato mesazhe bie në sy ai i Rodrygos për “babanë” e tij, Luka Modric. Po, e keni lexuar saktë, kroati është babai i brazilianit… në dhomat e zhveshjes.
“Gëzuar ditën e babait, Modric”, ka shkruar Rodrygo në profilin e tij në Twitter, duke bashkangjitur një foto ku të dy duken të përqafuar, duke festuar një gol. Një mesazh mes humorit dhe realitetit, sepse anësori i Realit të Madridit e quan Lukën “baba”, dhe Luka e quan anësorin “djalë”. Por, në ç’pikë lindi kjo lidhje e fortë “familjare”?
Rodrygo zbuloi në një intervistë në TNT se si filloi ajo marrëdhënie babë-bir: “Një ditë, duke folur me të për babanë tim, ai zbuloi se babai im është vetëm një vit më i madh se ai. Ai u habit shumë dhe më tha: “vetëm një vit? Atëherë duhet të më respektosh, sepse unë mund të jem babai juaj.” Që atëherë, ai filloi të më quante bir dhe unë atë baba.