Chelsea nuk ndalet, kalon në çerekfinale të FA Cup
Chelsea ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Kupës FA, pasi eliminoi sonte Middlesbroughin.
Ndeshja e zhvilluar në “Riverside Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0:2.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel të dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë.
Fillimisht Romelu Lukaku shënoi në minutën e 15-të, kurse fitoren e vulosi Hakim Ziyech 16 minuta më vonë.
Chelsea kundërshtarin në gjysmëfinale do ta mësoj më 20 mars, pas hedhjes së shortit.