“Si një zonjë e vërtetë” – Ukrainasja fiton medaljen e artë në kërcim së larti: Është për vendin tim

“Si një zonjë e vërtetë” – Ukrainasja fiton medaljen e artë në kërcim së larti: Është për vendin tim

Atletja ukrainase, Yaroslava Mahuchikh ka fituar medaljen e artë në kërcim së larti në Kampionatin Botëror të Atletikës.

20-vjeçarja udhëtoi për tre ditë me makinë për të arritur në Serbi ku edhe po mbahej kjo garë, pasi vendi i saj po pushtohet nga shteti rus, përcjellë Periskopi.

Ajo thotë se këtë sukses ia dedikon familjës dhe vendit të saj Ukrainës.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua, familjen time, vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.

“Unë nuk mendoj për konkurrencën, stërvitjen. Për mua ishte e vështirë të vija këtu – tre ditë me makinë – ishte shumë e vështirë psikologjikisht sepse zemra ime mbetet në vendin tim”, vazhdoi atletja.

“Është shumë e vështirë, por mendoj se kam bërë shumë mirë për vendin tim, sepse e mbroj vendin tim në pistë. Mendoj se është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tim”, tha ajo.

Shpërndaje në: