Luhatjet në tabelë pas tri takimeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll
Tashmë kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll, ku skuadrat treguan rezultate interesante.
Malisheva dhe Gjilani u ndan baraz me rezultatin final në 0:0, duke i mundësar kështu Ballkanit një favor më të madh për kreun e Superligës, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, në takimin e dytë mes Llapit dhe Dukagjinit ndodhi befasia, ku skuadra dukagjinase fitoi takimin me rezultatin përfundimtar në 2:1, duke fituar tre pike të arta.
Takimi i fundit për nga rënditja por aspak nga rëndësia ishte ai ndërmjet Feronikelit dhe Ulpianës që u mbyll me rezultatin 2:2, të dyja skuadrat treguna lojë të mirë.
Pas këtyre ndeshjeve, skuadrat pësuan ndryshem edhe në tabelë, ku Gjilani aktualisht ndodhet në vendin e dytë dhe ka 49 të grumbulluara dy më pa se Ballkani që ndodhet në krye.
Skuadrat që luftojnë për mbijetesë janë Feronikeli dhe Ulpiana.
Shikoni tabelën e plotë: