Munishi ankohet për orarin e ndeshjeve: Kaq shumë ndeshje nuk luajnë as Liverpooli e Man City
Skuadra e Gjilanit takimin e sotëm ndaj Malishevës e ka mbyllur me rezultatin e barabartë në 0:0.
Ndonëse, Gjilani tregoi lojë të mirë nuk arrit të dilte me tre pikë të plota, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munsihi i cili u ankua për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
“Kjo është ndeshja e 5’të që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premierligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium. Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli“, përfundoi Ismet Munishi.