Trajneri i Zvicrës, Yakin: “Janë shitur biletat për ndeshjen me Kosovën, i bleva 70 për miqtë e mi shqiptarë”

Trajneri i Zvicrës, Yakin: “Janë shitur biletat për ndeshjen me Kosovën, i bleva 70 për miqtë e mi shqiptarë”

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka treguar se ka blerë 70 bileta për ndeshjen me Kosovën dhe ia ka dhuruar miqve të tij shqiptarë.

Kombëtarja e Kosovës është mysafir i Zvicrës në ndeshjen miqësore të këtij muaji, që zhvillohet me 29 mars.

Para ndeshjes, Yakin ka deklaruar se biletat për ndeshjen kundër “Dardanëve” janë shitur dhe që ai veçse ka blerë 70 copa dhe iu ka dhuruar miqve shqiptarë.

“Të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur. Unë i bleva 70 bileta për miqtë e mi dhe një pjesë të madhe të tyre ua dhashë miqve të mi me prejardhje shqiptare”.
Tutje, tekniku zviceran nënvizoi se do ketë rivalitet, por vetëm në aspektin sportiv dhe jo politik.

“Natyrisht se do të ketë rivalitet, por rivalitet sportiv jo politik. Do të jetë një përvojë miqësore, një ndeshje miqësore. Futbolli në veçanti i afron njerëzit njëri me tjetrin dhe këtë duam ta përjetojmë ne në fushën e futbollit mes futbollistëve dhe tifozëve po ashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tashmë edhe Kosova ka bërë listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit.

Shpërndaje në: