Zbardhja e dhëmbëve me vetëm dy përbërës natyral
Si të zbardhni dhëmbët në vetëm 2 minuta
Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve.
Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.
Pastë Zbardhuese Me Sodë Buke Dhe Limon
Përbërësit:
Sodë buke,
Lëng limoni ose ujë.
Udhëzimet
Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke.
Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.
Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.
Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë.
Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.
Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta.
Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.
Përveç aplikimit të pastës zbardhuese, sigurohuni që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë.
Këshillohet që të shmangni duhanin, kafenë dhe pijet e gazuara për të mbrojtur dhëmbët nga zverdhja.
Nëse pijet e mësipërme janë të preferuarat tuaja, përdorni një pipë që të kufizoni kontaktin me dhëmbët./AgroWeb.