Liridoni* është gej. Thotë: Është kjo që e ndjej
Senaca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, ku nuk kaloi Kodi Civil sherri i një neni që do t’i hapte rrugë një Ligji të veçantë për martesat e të njëjtës gjini, shpërfaqi një diskurs çajtoresh në institucionin më të lartë – ku supozohet – se do të duhej të përzgjidheshin fjalët dhe fjalimet të ishin shembull për masën që i ngon e këqyrë. Kur e dëgjuam atë diskurs, fjalitë më lartë janë veç një ngushëllim për ne, sepse aty nuk supozohet se do të duhej veç të flitej me fjalë të përzgjedhura, do të duhej të ishin edhe do njerëz të përzgjedhur.
Fundja, siç tha Zgjim Hyseni (PSD) në një prej debateve televizive mbrëmë, demokracia nënkupton kur përafrohen dallimet – kur na BASHKOJNË DALLIMET, e jo kur na bashkojnë ato çështje me të cilat pajtohemi krejt. Kësisoji diçka, tha Zgjimi mbrëmë.
Të tmerrshëm në diskurs, ishin disa prej deputetëve, sidomos të partisë në pushtet. Por po i lëmë njëherë…
Në këtë tekst, po përmbledhim këngët më të mira që i flasin dashurisë shumëngjyrëshe.
Në një shkrim të mëhershëm, revista Rolling Stones, flet për senzibilizimin e çështjes së komunitetit LGBTQ+. Qysh kur ekziston?
Qysh prej më shumë se 40 vjetësh?
Cilat këngë u maruan që t’i ofrojnë mendjes pak çlirim. Liberalizmin?
Është viti diku – 1977.
Kënga që flet për dashurinë ylber: Donna Summer: I feel love.
Village People, YMCA – 1978
Sylvester: You make me feel mighty real – 1978
Queen – Don’t stop me now – 1978.
Jo veç këto, në një listë prej 25 këngësh të përmbledhura nga Rolling Stones, magazine më e famshme botërore e artit dhe muzikës, përmbledh ato këngë që trasnformuan kuptimin e dashurisë dhe pranimin e saj në formën shumëngjyrëshe.
BUMI I GJENERATËS TONË, le të themi?
Britney Spears, Madonna, patjetër.
S’kemi çka me zgjatë muhabetin këtu. Kënaquni me performancën më të mirë ndonjëherë në MTV Movie Awards të vitit 2003, të Madonnës, Christina Aguilerës dhe Britney Spears e më pas Missy Elliot.
Me ‘Like A Virgin’ – treshja Madonna, Spears dhe Aguilera – u puthën.
Ndërsa një prej këngëve më të bukura që flet për historitë e dashurisë, është një nga Italia fqinje: Luka ishte gej, të cilën ne e përshtatëm për titullin e këtij teksti dhe e përdorëm emrin Liridon* që ta bëjmë më të kuptueshëm.
Ja disa nga vargjet e këngës, për të gjithë ata deputetë që përdorën fjalorë të shthurur dje në Kuvend:
“Luka ishte gej, Luka thotë: Jam tjetër njeri. Thotë: është kjo që e ndjej.
Kjo është historia ime, kjo është storia ime. S’kam asnjë sëmundje. S’kam nevojë për shërim”./Dafina Demaku/ PERISKOPI/