Rrahja me punëtorin e FFK-së, konfirmohet arrestimi i Agim Ademit

Rrahja me punëtorin e FFK-së, konfirmohet arrestimi i Agim Ademit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas konfrontimit fizik që pati gjatë ditës së djeshme me një punëtor të FFK-së.

Rasti është cilësuar si “sulm” dhe për këtë është intervistuar edhe pala ankuese.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”.

“Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje” tha Ahmeti.

Shpërndaje në: