Artan Govori para pak çasteve ka publikuar një fotografi në “Facebookun” e tij perosnal për të spjeguar gjithë situatën e sotme me Agim Ademin.
Sot gjatë ditës u raportua se në në selinë e FFK-së kishte një përleshje fizike mes punëtorit, Artan Govori dhe Agim Ademit, shkruan Periskopi.
I pari e ka cilësuar si sulm fizik dhe kapje për fytyi, ndërsa Ademi ka mohuar te kenë pasur kontakt fizik mes veti.
Govori thotë se nga fotografia që ka publikuar shihet ish-punëtori i FFK-së, Bajram Zeqiri dhe kjo është arsyeja sipas tij që ndodhi e gjithë ajo situatë.
Për arsye që shumë prej jush sot më keni kontaktuar përmes thirrjeve telefonike dhe mesazheve, dua ta ndaj me ju arsyen e sulmit që kisha gjatë orarit të punës.
Sulmi ndodhi ndaj meje në institucionin ku punoj dhe veproj tash e 15 vite me nder dhe përkushtim, nga personi që mbanë pozitën më
të lartë brenda FFK-së (Agim Ademi).
Arsye është kjo fotografi të cilën ma kanë bërë persona të angazhuar “të paguar” (nga Agim Ademi),fotografi të cilën Agim Ademi ma dërgon një ditë më parë (ditën e martë me datë 15.03.2022).
Personi i cili shihet në këtë foto së bashku me mua është një ish punëtor i FFK-së Bajram Zeqiri (i cili poashtu është i suspenduar nga Agim Ademi), me të cilin pata nje takim rasti në qytet.
Meqenëse personi në fjalë është njëri prej atyre personave që nuk i përshtaten Agim Ademit dhe i konsideron si kundërshtar të tij, neve punëtorëve të Federates na hakmerret për kontakte që mbajm me ta qofshin ata kolegë
apo miq tanë.
Pra,dikush nga personat të cilët i paguan Agim Ademi bënë këtë foto dhe ja dërgon Agim Ademit,pastaj ai (Agim Ademi) ma dergon mua (si një dëshmi që kinse unë po takohem me kundërshtar të tij).
Kjo dëshmon që ne jemi të privuar nga liria e lëvizjes edhe jashtë institucionit ku punojmë,ndërsa brenda institucionit jemi të nënshtruar ndaj anarkisë totale të Agim Ademit.
Falemnderit për kujdesin dhe interesimin që keni treguar ndaj meje dhe familjes time!
Me respekt
Artan Govori”.