Publikon fotografi nga vendi i ngjarjes – Tenisti ukrainas lë reketin, kap armën për ta mbrojtur vendin e tij

Publikon fotografi nga vendi i ngjarjes – Tenisti ukrainas lë reketin, kap armën për ta mbrojtur vendin e tij

Tenisti i njohur ukrainas, Aleks Dolgpolov në vend se të ishte duke luajtur tenis, ai ka kapur armët për ta mbrojtur vendin e tij nga agresori rus.

Ai ishte një tenist i zoti, por ka lënë reketin, fushat dhe ka marrë armët në dorë. Kjo shihet dhe në postimin e tij të fundit, shkruan Periskopi.

Në faqen e tij në “Twitter”, Aleks ka ekspozuar armët e tij, dhe mjetet e tjera të nevojshme për luftë.

“Dikur përdorja raketa tenisi kurse tani këtë”, shkruhej në postim.

Shpërndaje në: