Arianit Ahmeti: Nuk ka fuqi që e ndal vullnetin e delegatëve, ndryshimi do të ndodhë në FFK
Arianit Ahmeti ka reaguar edhe njëherë për zgjedhjet e të parit të FFK-së që do të mbahen me 6 prill.
Ahmeti tha se delegatët e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, sot përfunduan 50 % të obligimit të tyre duke publikuar mbështetjën e tyre, ndërsa 50 % tjetër do ta dëshmojnë me votë se ndryshimi do të ndodhë.
Ai tutje shtoi se nuk ka fuqi që e ndal vullnetin e delegatëve dhe se të kota janë veprimet e disa individëve të cilat e krijuan kaosin dhe prishën imazhin e FFK-së tani e një kohë dhe tash nga paniku dëshirojnë që me metoda të vjetra të eleminojnë kandidatët tjerë, duke tentuar të krijojnë monopole.
Ja postimi i tij i plotë:
“Të nderuar, futbolldashës!
Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, sot përfunduan 50 % të obligimit të tyre duke publikuar mbështetjën e tyre, ndërsa 50 % tjetër do ta dëshmojnë me votë se ndryshimi do të ndodhë. Tani ata që kërkuan mbajtjën e Kuvendit Zgjedhor do të shihemi dhe vetëm vota demokratike dhe e lirë do të vendos për të ardhmën e Institucionit më të lartë të Futbollit në Republikën e Kosovës.
Nuk ka fuqi që e ndal vullnetin e delegatëve! Të kota janë veprimet e disa individëve të cilat e krijuan kaosin dhe prishën imazhin e FFK-së tani e një kohë dhe tash nga paniku dëshirojnë që me metoda të vjetra të eleminojnë kandidatët tjerë, duke tentuar të krijojnë monopole! Mirëpo ajo kohë ka perenduar.
Ju dëshiroj suksese të gjitha klubeve dhe sportistëve e sidomos atyre për të cilët futbolli edhe ekziston futbolldashësve! Ndryshimi ka filluar rrugën e vet, do të finalizohet me 06 Prill 2022, ku Federatës së Futbollit do ti kthehet dinjiteti, imazhi, profesionalizmi dhe kredibilitet.
Sinqerisht,
I juaji,
Arianit Ahmeti”.