Barcelona e “thyen krizën” – Firmos kontratë qindra milionëshe me sponsorin e ri

Barcelona e “thyen krizën” – Firmos kontratë qindra milionëshe me sponsorin e ri

Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë “Spotify”.

Lajmi është bërë i ditur nga Barcelona, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Klubi katalunas bëri të ditur se me “Spotify” ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëm.

Barça gjithashtu zbuloi se nga kjo marrëveshje do të përfitojë 237 milionë funte.

Emri “Spotify” do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23. Gjithashtu, kjo kompani do të shfaqet edhe në veshjet e stërvitjeve.

Gjithashtu, emri i stadiumit do të emërtohet “Spotify Camp Nou”.

Shpërndaje në: