Miliarderi rus, Roman Abramovich bie në dashuri me ukrainasen 25 vjeçare, më e re se e bija e tij
Roman Abramovich nuk ka qenë kurrë në pozitë më të vështirë pasi rrezikon t’i ngrihen të gjitha asetet që i ka.
Miliarderi rus shihet si i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, prandaj edhe i janë vënë sanksionet nga Britania e Madhe, e një gjë të tillë do ta bëjë edhe Bashkimi Evropian.
Sidoqoftë, krejt këto probleme nuk po e pengojnë 55 vjeçarin në aspektin sentimental.
I martuar tri herë, biznesmeni rus i ka shtatë fëmijë, por ai s’e ka ndërmend të ndalet.
Në fakt, Abramovich së fundmi ka rënë në dashuri me një prezantuese televizive, një 25 vjeçare me origjinë nga Ukraina, të paktën nga mbiemri i saj duket ashtu.
Bëhet fjalë për bukuroshen Alexandra Korendyuk, me të cilën e ka nisur një romancë, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.
Ajo është gjithashtu edhe aktore dhe këngëtare, ndërsa lajmin të parat e kanë bërë të ditur mediat ruse.
Pra, është ironike që Abramovich, i afërt me pushtuesin Putin, të jetë në lidhje me një ukrainase, kur dihet se ukrainasit janë viktimë e luftës që po e bën presidenti rus.
E dashura e Abramovichit është madje më e re se e bija e tij, Sofia, e cila është 27 vjeçare.