Skuadra e Chelseas nuk udhëton me autobus në Middlesbrough, lojtari i klubit i paguan biletat e avionit

Skuadra e Chelseas nuk udhëton me autobus në Middlesbrough, lojtari i klubit i paguan biletat e avionit

Sanksionet e vendosura nga qevria e Britanisë së Madhe ndaj pronarit të Chelseas, Roman Abramovich kanë ndikuar negativisht për klubin nga Londra.

Ndonëse i’u është ndaluar edhe udhëtimi me aeroplan, autobus edhe çfarëdo trasporti tjetër të klubit, sulmuesi Kai Havertz ka marr përsipër që t’i paguajë biletat e avionit për të udhëtuar në Middlesbrought për ndeshjen e ditës së shtunë në FA cup, shkruan Periskopi.

Bazuar sanksioneve që qeveria britanike i vendosi pronarit të Chelseas, Roman Abramovich, klubi mund të shpenzojë maksimumi 26 mijë paund për një ndeshje në transfertë.

Përballë këtij fakti dhe mundësisë që skuadra do të detyrohej të udhëtonte me autobus, Havertz vendosi ta ndihmojë duke paguar gjithçka.

Shpërndaje në: