Për gjë koti, futbollisti ia “thyen hundën” kundërshtarit të tij
Jo rrallë ndodh të ketë përleshje fizike në fushën e futbollit, por ato ndodhin vëretë për një arsye të fortë.
Kështu, futbollisti tajlandez Aitsaret Noichaiboon e ka sulmuar brutalisht kundërshtarin e tij, Supasan Ruangsuphanimit në ndeshjen ndërmjet Bangkok FC dhe North Bangkok University FC, përcjellë Periskopi.
E gjitha ndodhi pasi futbollisti Supasan i bëri një stil interesant me top kundërshtarit dhe e goditi papritmase atë me shqelm tek këmbët.
Por, Aitsaret u revoltua me veprimin e kundërshtarit dhe i shkoi e sulmoi fizikisht, duke e goditur me bërryl në fytyrë, me ç’rast kundërshtari ra në tokë.
Për më shumë shikoni videon: