Kampion i Kosovës në Gjermani, Azer Bislimaj premton diçka të madhe për sportin e golfit

Kampion i Kosovës në Gjermani, Azer Bislimaj premton diçka të madhe për sportin e golfit

Preciziteti, koncentrimi e goditja e topit me delikatesë – Këto janë fjalët që ndoshta mund ta përshkruajnë më së miri sportin e golfit.

Ndonëse pak i zhvilluar për arsye të kulturës si vend i ballkanit, në Kosovë ndoshta jo, por ka lojtarë kosovarë që e luajnë këtë sport mjaft paqësor, shkruan Periskopi.

E një nga shumë personat nga Kosova që e praktikojnë këtë sport është edhe Azer Bislimaj që Periskopi ka kontaktuar me kampionin e Kosovës në Gjermani.

Bislimaj na tregoi se si ka filluar të merret me këtë sport që nuk është shumë në traditën shqiptare edhe pse thotë se idenë për golfin e ka filluar në Kosovës duke luajtur lojëra popullore që kishin ngjashmëri me sportin e golfit.

“Unë jetoj që 35 vite në Gjermani, dhe me familje kemi nje restorant familjar, ku njerëzit përveç ushqimit mund të argëtohen duke luajtur edhe golf. Golfin e fillova qysh herët, isha ri 17 vjeçar se nga ajo mosh unë jam ardh në Gjermani. Unë në Kosovë kam luajtur lojëra të ndryshme popullore që lidhej pak a shumë me lojën e golfit. Pra, unë luaj që 10 vite golf”, tha fillimisht sportisti kosovar.

Ai vazhdoi duke treguar rregullat e këtij sporti fisnik.

“Sporti i golfit duket më i rënd si gjitha sportet e tjera, kjo pasi ka shumë rregulla. Rregullat janë përshembull, kur topi bie në ujë, ku duhet të vendoset prapë të filluar loja dhe shumë gjëra të tjera. Mund të them se është sport shumë i ndërlikuar, pasi nuk ka të bëjë me forcën por më tepër është sport mental”, vazhdoi ai.

Bislimaj ka treguar edhe momentin e tij më interesant dhe të rëndësishëm që e kishte gjatë karrierës së tij.

“Momenti më emocional ka qenë vitin e shkuar kur unë jam bërë kampion i Kosovës në Gjermani”.

Por, sportisti ynë nuk la pa përmendur edhe momentet e tij të sikletshme në praktikimin e lojës së golfit, ai tha se ishte shumë afër të shpallej kampion i një republike në Gjermani, por që dridhej nga sikleti dhe humbi atë garë.

“Në vitin 2019 kam garuar për kampion të republikës këtu në Gjermani, isha shumë në stres në vrimën e fundit, pasi fusha ka 18 vrima mua filluan duart me mu dridhë, pasi ishte një përgjegjësi e madhe që unë të bëhesha kampion i një republike me 3 milionë banorë dhe mbi 500 mijë persona aty luajnë golf dhe të bëhesha kampion si 18-vjeçar, ishte diçka e madhe e unë e humba pas emocioneve që kisha. Në golf duhet të jesh i qetë, dhe duhet të jesh maksimalisht i koncentruar”, tha ai.

Bislimaj foli edhe për lëndimet në golf, ku tha se lëndimi i vetëm që mund të pësoi një lojtar i golfit është problemi me shpinën.

“Lendimi mund të jetë në shpinë dhe lëndim tjetër nuk ka, kundërshtari tek ne është era, shiu dhe uji”, tregoi Bislimaj.

Ndërkaq ai për fund i premtoi diçka të madhe Kosovës, ku tha se do të kthehet për ta promovuar edhe më shumë sportin e golfit tek ne.

“Unë mendoj se sporti i golfit mund të jetë një ditë i pëlqyer nga shqiptarët, por ky sport vjen nga ne që jetojmë jashtë. Andrra ime është që brenda gjashtë vitesh të vijë në Kosovë dhe të filloj të luaj atje dhe promovoj sportin e golfit në vendin tim”, tha Bislimaj.

Kujtojmë se Federata e Golfit e Kosovës është themeluar zyrtarisht me 17 Tetor të vitit 2018 me ndihmën e jashtëzakonshme të Diasporës shqipëtare nga Evropa./Periskopi/

Shpërndaje në: