“S’po marrin vesh” – Ekipet ruse të hokejit e përkrahin luftën ndaj Ukrainës
Ekipet ruse si duket nuk po marrin vesh nga sanksionet që e gjithë bota i ka vendosur kundër tyre.
Një javë kanë kaluar prej që sportisti, Ivan Kuliak doli në podiumin e Kupës së Botës me shkronjën “Z” në gjoks e avazin e njëjtë po e vazhdojnë edhe ekipet e hokejit në Rusi, shkruan Periskopi.
Përpara fillimit të një ndeshje hokeji në Rusi, dy skuadrat u bën bashkë dhe formuan shkronjën “Z” që do të thotë mbështetje për luftën në Ukrainë.
Një gjest i tillë ka ndodhur para ndeshjes mes SKA Neftyanik dhe Dynamo Moskës në top-ligën ruse, ka njoftuar “Marca”.
Për shumë vite, të dyja skuadrat kanë pasur lidhje me regjimet politike që sunduan fillimisht Bashkimin Sovjetik dhe tani Rusinë. SKA Neftyanik është rezultat i bashkimit të SKA, një akronim për Sporting Klube Army (klubi i ushtrisë) dhe Neftyanik, i mbështetur nga kompania që nxjerr naftën në Khabarovsk.
Kurse, Dynamo Moska, klubi sportiv më i vjetër atje, i cili do të festojë njëqindvjetorin e tij vitin e ardhshëm, konsiderohet si ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme.