Stresi kërkon të bojkotohet koncerti i Malumas në Shqipëri: Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, kostoja e këtij eventi mbi 700 mijë euro
Prej kohësh është njoftuar se artisti latin, Maluma, do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mbrëmja është organizuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjersa ishte paraparë të vinte në Shqipëri para pandemisë.
Ky duket se nuk u prit edhe aq mirë nga reperi Stresi, i cili kërkoi nga populli ta bojkotonte këtë koncert.
Në një shkrim të bërë në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thotë se populli nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.