Chelsea nuk mërzitet për sanksione – Tuchel tregohet i madh: Nëse jo me aeroplan, unë voziti makinën me 7 ulëse e shkojmë në Lille
Skaudra e Chelseas është goditur rëndë nga sanksionet që i kanë vendosur si shkak i pronarit rus, Roman Abramovich.
Mbretëria e Bashkuar ia ka ndalur shitjen e klubit pronarit rus, duke bllokuar totalisht atë, shkruan Periskopi.
Madje u tha në media se Chelsea nuk do të ketë një aeroplan apo autobus për udhëtim, por trajneri i Chelseas nuk mërzitet fare për këtë gjë, pasi ai thotë se do të vozitë makinën me 7 ulëse për t’i dërguar lojatarët e tij në ndeshjen ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.
“Informacioni im i fundit është se ne e kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me bus. Nëse jo, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, tha ai.
Kujtojmës e takimi i sotëm ndaj Newcastle u mbyll me rezultatin final në 1:0 në të mirë të Chelseas.