Armando Broja pëson tronditje të tmerrshme në kokë – Detyrohet ta lë ndeshjen ndaj Watfordit
Broja gjatë ndeshjes së sotme kundër Watfordit ka pësuar një lëndim të rëndë.
Sulmuesi shqiptar i Southamptonit pas një lëndimi të rëndë u detyrua ta lë fushën në minutën e 90’të të takimit, shkruan Periskopi.
Broja hyri në lojë në minutën e 46’të në vend të Smallbone, por lëndimi i tij në kokë e detyroi atë të largohet me ndihmën mjekëve.
Kujtojmë se rezultati final i këtij takimi u vendos në 1:2 në të mirë të Watfordit.