Arbër Zeneli “djali i artë” i Kosovës – Vjen me një asist klas në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli “djali i artë” i Kosovës – Vjen me një asist klas në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli po vazhdon të bëjë paraqitje të mira pas rikthimit nga lëndimi me skuadrën e Reims.

Ylli i Kosovës sot e ka ndihmuar skuadrën e tij për të fituar tre pikë të plota, shkruan Periskopi.

Ai asistoi për bashkëlojtarin e tij me klas të vërtetë. Goli erdhi në minutën e 24\të nga Alexis Filips ku e dërgoi topin në rrjetë.

Zeneli u tregua fantastik, duke pasuar në mënyrë briliante topin.

Për 27-vjeçarin nga Mitrovica ishte ky asistimi i tretë në tri ndeshje radhazi, që pas rikthimit të tij. Zeneli sot luajti për 61 minuta.

Reims pas fitores së sotme ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të në tabelën e Ligue 1.

VIDEO

Shpërndaje në: